Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së shpreh shqetësim për rritjen e tensioneve mes Indisë dhe Pakistanit

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, thotë se është e shqetësuar për tensionet në rritje midis Indisë dhe Pakistanit.
Ajo u tha gazetarëve se blloku po përpiqet të “ndërmjetësojë dhe të ulë tensionet” përpara një takimi joformal të ministrave të jashtëm evropianë në Varshavë.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel Albares, thotë se “paqja, diplomacia dhe përmbajtja duhet të mbizotërojnë” në një postim në X, shkruan BBC