Në vend sot shënohen 122 vjet nga vdekja e revolucionarit dhe luftëtarit për liri Goce Dellçev. Me këtë rast, delegacione dhe qytetarë do të vendosin lule para varrit të Dellçevit në kishën “Shën Spasi”, ndërsa në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të ndahet çmimi shtetëror “Goce Dellçev” për realizime të rëndësishme në sferën e shkencës.
Sipas paralajmërimeve, në kishën “Shën Spas” lule do të vendosin një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga nënkryetari Antonio Milloshoski, në përbërje të të cilit edhe Velika Stojkova – Serafimovska, Sanja Llukarevska dhe Pavle Arsovski, një delegacion qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Hristian Mickoski, në përbërje të të cilit janë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, si dhe delegacione të partive, shoqata, qytetarë.
Në Kuvend në mesditë do të ndahet çmimi shtetëror “Goce Dellçev” për vitin 2025 për realizime veçanërisht të rëndësishme me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut në sferën e shkencës ku do të flasë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.