Gjenerata U 15 e Shkëndijës që drejtohet nga Ismail Ismaili ka shënuar të shtunën një fitore të thellë 5:1 ndaj skuadrës nga Kumanova.
Kuq e zinjtë nga Tetova e kanë dominuar gjithë ndeshjen mes shumë rastesh shënimi dhe me një fund plot lavdi dhe një lojë tepër brilante shkruan Tetovasot.
Dy gola në këtë përballje shënoi Leart Salihi, dhe nga një gol shënuan Arian Isaku,Rejan Saiti dhe Amar Xheladini.
Skuadra nga Tetova ka shënuar një rritje këtë sezon mes rezultatesh të mira me skuadra të forta nga kryeqendra .TS