Gjenerata U-15 e Shkëndijës ka arritur që si mysafir të fitojë ndaj skuadrës Aerodrom nga kryeqendra me rezultat të thellë 0:6 një ndeshje e dominuar nga të përzgjedhurit e trenerit Ibraim Luma informon Tetovasot.
Kjo gjeneratë me këtë fitore ka vazhduar serinë e rezultateve të mira duke bërë një sezon të shkëlqyer me një ekip plot talentë të shumtë.Treneri Luma ka bërë një punë të madhe me këtë gjeneratë që ka plot lojtarë të mirë në një konkurencë të fortë .
Në ndeshjen tjetër të fundit skuadra Kuq e Zi nga Tetova do të përballet me ekipin e Draçevës në Shkup.
Vitin tjetër kjo gjeneratë bëhet pjesë e superligës ku bëjnë pjesë gjithë skuadrat elitare në vend.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume