Në fabrikën për prodhimin e pajisjeve ushtarake “Krushik” në Valjevë të Serbisë, mëngjesin e sotëm ka pasur një shpërthim, ku janë lënduar pesë punëtorë, njoftoi kompania.

“Sot rreth orës 07:40, gjatë aktiviteteve të rregullta në presimin e gomave, në kompaninë Krusik në Valjevë, është aktivizuar përforcuesi i ndezësit në presë. Si pasojë, një punëtor ka pësuar lëndime në formë prerjesh, ndërsa katër të tjerë kanë simptoma të lëndimit në vesh,” thuhet në njoftimin e kompanisë.

Sipas njoftimit, punëtorët janë dërguar në spitalin e Valjevës për ndihmë mjekësore dhe kontroll të dëgjimit.