Ejup Berisha
Siç e kamë përmendur edhe në titullin e këtij shkrimi ne shqiptarët e kemi një.difekt të madh përsëris vuajmë nga Mania për të folur shumë apo dhe pandërpre për politiken apo siç i thonin më herët të parët tanë Tërpia. Do të thoja se ne si popull jemi ne hall të.madh prej saj pasiqë vetëm ne dimë të flasim pa nderpre për politikën dhe rreth saj dhe të mos bëjmë asgjë tjeter ndryshe dhe më mirë në përditshmëri jo vetëm për ne dhe per pjestaret e familjeve tona në veçanti, por edhe për pjestarët e kombit tone në përgjithsi ne nuk bëjmë asgjë të mirë. Për çudi edhe pse e kemi kuptuar se është e kotë kjo gjë ne vazhdojmë akoma që të flasim shumë
për politikën dhe për asgjë tjetër. Edhe pse ka akoma tema të tjera më interesante për bisedë. Do të shtoja se kjo zgjatë jo vetëm me orë por edhe me ditë, me javë, me muaj, me vite bile edhe me dekada të tëra. Kë
shtu i madh e i vogël, meshkuj e femra, pleq e të ri, intelektual e analfabet. Të gjithë pra në shtëpi, në rrugë, në makinë, në autobus, në tren në.aeroplan, në kafene, në shitore e shetitore, në objekte fetare, në ndërmarrje private e shtetrore si dhe në ato publike, në shkolla fillore, të mesme dhe në fakultete të gjithë pra tërë kohës temë kujdestare bisede e kanë politikën. Eshtë interesant se ka kohë që shqiptarët nuk flasin për asgjë tjetër përpos për politikë dhe atë për Partitë politike, për udhë
heqësit e tyre, për Kuvendin dhe Qeverinë për Prokuroritë dhe Gjykatat si dhe për pushtetet lokale. Duhet thënë se menyja kryesore e bisedave të shqiptareve të kë
tushëm është politika dhe atë këta në tryezat e bisedave servojnë
: Për mëngjes politikë, për drekë politikë dhe politikë për darkë. E njejta gjë vazhdon të servohet edhe pas këtyre kohërave qe u përmendën.Vlenë të theksohet se njerëzve që hanë shumë pa kontrollë e nuk ndalen duke ngrë
në u thonë maniak apo dhe në kohërat e më hershme këtyre u thonin Tërpijafsha. Kjo duhet të vlej edhe për njerëzit që e teprojnë duke folur për politkën siç është rasti me ne si popull. Po çfar efekte pozitive kemi ne nga të folurit e tepërt për politikën dhe rreth saj fjalën e kamë për efektet e përmirësimit të gjendjes tonë të përgjithshme politike si popull që jetojmë këtu në këtë vend apo edhe më gjërë si komb në rajon ?. Jo nuk ka kurrfar efekti pozitiv pra ne edhe pse gjatë tërë kohës flasim për politikën fatkeqsisht një kohë bukur të gjatë nuk kemi arritur që ta përmirsojme gjendjen tonë politike në shtet për më mirë. Kjo është kështu pasiqë njerëzit kë
tu bëjnë. vetëmse biseda të kota politike pa ndonjë tentim për të bë
rë lëvizje reale apo pa ndonjë përpjekje për të ndërmarrë ndonjë akcion konkret politik për ndryshimin e gjendjes tonë për më mirë. Këtu te ne përkundrazi edhe pse njerëzit pa ndërpre flasin për politikë jo vetëmse gjendja e jonë si popull por edhe gjendja e përgjithshme politike në shtet në vazhdimsi është përkeqsuar akoma më shumë. Nëse nuk kanë kurrfar levërdie dhe efekti pozitiv për përmirsimin e gjendjes sonë bisedat e tepërta për politiken atëherë pse të humbet koha e çmueshme duke folur për diçka që nuk ja vlenë apo që nuk i shërben të mirës së përgjithshme. Mania apo tërpia politke është gjendje shqetesuese çrregullimi prandaj duhet
bërë përpjekje që
e njejta sa më shpejtë të shërohet dhe njerëzit të fillojnë më pak të flasin për politikën e më shumë të flasin për gjëra të tjera si psh për veten e tyre. Në rregull shqiptarët duhet të flasin edhe për politikë sepse ajo si aktivitet shoqëror i tangon të gjithë por shumicën e shqiptarëve i këshilloj që të flasin pak më pak për politkë ndërsa bisedat të njejtët ti përqëndrojnë më tepër në arsim dhe edukim, në rritjen e aftësive intelektuale, në ekonomi për rritjen e produktivitetit të punës dhe mirqenie, por edhe për aktivitete të tjera të cilat do të forconin pozitën e popullit tonë në shtet në të gjitha sferat shoqërore me qëllim që ky të bëhet faktor i rëndësishëm shoqëror dhe shtetrorë. Përndryshe nëse nuk e bëhet kjo gjë shqiptarët kot flasin jo vetëm 24 ore por të njejtët edhe nëse gjatë tërë vitit flasin për politikë kot e kanë.