Shtëpia botuese ONUFRI: Bilall Kasami është hajdut, ka vjedhur dhe ka dëmtuar edhe “ONUFRIN” edhe Ismail Kadaren (VIDEO)

Shtëpia botuese “Onufri” nga Shqipëria ka paditur kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për vjedhje të librave të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.
Sipas drejtorit të “Onufri”-t, Bujar Hudhri, veprimi i Kasamit ka shkaktuar dëm të madh financiar dhe moral për shtëpinë botuese. Hudhri theksoi se ky akt përbën krim edhe ndaj familjes së Ismail Kadaresë, pasi librat e vjedhur do të qëndrojnë në bibliotekat e shkollave për dekada me radhë, duke shkaktuar dëme të mëdha për letërsinë, librin, familjen Kadare dhe vetë shtëpinë botuese “Onufri”.
Ai theksoi se veprime të tilla nuk mund të kalojnë pa pasoja dhe se shtëpia botuese ka nisur procedurat ligjore në Gjykatën Themelore në Tetovë.