Më 02.05.2025 në orën 21:15, në pikën kufitare Tabanoc, gjatë daljes nga vendi, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria shtetasin D.B.P.L. (36) nga Republika e Francës, sepse gjatë kontrolleve kufitare, në një automjet të tipit “Ford” me targa nacionale franceze, të cilin ai po e drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan 50 fishekë, kalibri 22 mm. Personi iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë, u njoftua Prokurori Publik kujdestar dhe, sipas udhëzimeve të tij, shtetasi francez u privua nga liria dhe municioni i lartpërmendur iu konfiskua me certifikatë për sende të sekuestruara përkohësisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 396 të Kodit Penal të RMV-së.TS