SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër S.G. (35) nga Republika e Shqipërisë, me qëndrim të përkohshëm në Ohër dhe kundër A.Sh. (27) nga Ohri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, ndërsa kundër S.G. edhe për kryerjen e veprës penale “mundësimi i përdorimit të drogave narkotike”. Të denoncuarit janë furnizuar me kokainë për t’ua shitur të varurve nga droga, një pjesë e së cilës është gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh ,,audi’’ me targa të Ohrit, të kryer në rrugën ,,Vasill Stefoski’’ në Ohër, i drejtuar nga një person nga Ohri.TS