Ka hapësirë që të gjendjet zgjidhje për zhbllokimin e procesit eurointegures, theksoi përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas. Mekanizëm do to kërkohet në Samitin e NATO-s që do të mbahet në Hagë, për ku kryeministri Hristijan Mickoski pret që të organizohet takim me autoritetet bullgare, ku do të marrin pjesë krerë të BE-së – Ursula von der Llajen dhe Antonio Koshta. Në Samit nga pala maqedonase do të marrë pjesë presidentja Gordana Siljanovsk-Davkova. Takimi për herë të parë është përmendur mes Siljanovskës dhe Koshtës dhe tani po pritet përgjigje nga Sofja zyrtare.
“Ne duam që Maqedonia e Veriut me të vërtetë të vazhdojë në këtë rrugë dhe e dimë se ka pengesa, dhe folëm për to për të gjetur një mekanizëm për t’i kapërcyer ato pengesa”, tha Kaja Kallas – përfaqësuese e lartë e BE-së.
“Kur të jemi të gjithë në të njëjtën tryezë, pa marrë parasysh sa zgjat kjo, atëherë është mirë të diskutojmë. Ne e kemi pranuar menjëherë. Nuk e di cila është përgjigjja e Bullgarisë, por ne e pranuam dhe sot sërish bashkë me zonjën Kaja Kallas biseduam për këtë çështje dhe absolutisht kemi konfirmuar përkushtimin tonë”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
Përfaqësuesja e lartë Kallas theksoi gjithashtu se mosintegrimi i rajonit në Bashkimin Europian mund të paraqesë çështje sigurie, gjë me të cilën pjesërisht u pajtua edhe kryeministri.
“Ka forca në rajon që duan të reflektojnë paqëndrueshmëri dhe prandaj kur t’i kemi të gjitha argumentet në një takim të tillë dypalësh, do të ishte shumë mirë t’i dëgjojmë… Në fund të ditës, të gjithë duhet të ulemi dhe t’i dëgjojmë argumentet, ndoshta nga pala tjetër do të dëgjojmë argumente që nuk i kemi ditur. Për shembull, ku janë zhdukur dyqind mijë maqedonas në Bullgarinë perëndimore? – shtoi Hristijan Mickoski – kryeminsitër i Maqedonisë së Veriut.
Sipas Kallas, aktualisht ende po punohet për zhbllokimin e procesit përmes pranimit të ndryshimeve kushtetuese.
“Ne ende shpresojmë që plani A do të funksionojë dhe po punojmë për këtë. Nëse jo, atëherë do të kalojmë në fazat e ardhshme”, potencoi përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas.
Nga Shkupi, ajo përsëriti se Maqedonia i përket Bashkimit Europian dhe përshëndeti harmonizimin me politikën e jashtme të BE-së, si dhe përpjekjet për agjendën e reformave.