Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe ka rrëfyer se arsyeja kryesore që ka irituar dhe ka detyruar të marrë vendimin për largim nga Qeveria, Arben Tarvarin ka qenë deklarata e kryeministrit se: “do ti heq për veshi shqiptrët nëse duhet”.

“Arbenin e njoh 45 vjet. Aq mirë e njoh, saqë ende e mbaj në mend edhe çantën e librave që e kishte kur ishim në klasë të parë. Asnjëherë nuk më është dukur me fytyrë më të dëshpëruar se sa në momentin e presit të kryeministrit Hristijan Mickovski kur ai deklaroi frazën ‘do ti heq për veshi nëse duhet’. Ajo fytyrë e Arbenit që si ministër i shëndetësisë qëndronte pranë kryeministrit në atë pres konferencë, ishte shprehje dëshpërimi. Arbeni dha dorëheqje. Aleanca për Shqiptarët vazhdon rrugëtimin politik si opozitë. A është koincidencë apo jo? Secili le të gjykon për veten e tij”, thotë Snopçe.