Ndeshja e kthimit gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës zhvillohet sonte në orën 21:00 në stadiumin “San Siro” në Milano, pas një barazimi 3-3 në ndeshjen e parë.

Të dyja skuadrat kanë mungesa të rëndësishme, por gjithashtu rikuperime të rëndësishme që mund të ndikojnë në formacionet e tyre.

Robert Lewandowski është rikuperuar nga lëndimi, por pritet të fillojë ndeshjen nga stoli. Alejandro Balde dhe Jules Koundé janë jashtë për shkak të lëndimeve te Barcelona.

Të dyja skuadrat kanë pësuar ndryshime të detyruara në formacionet e tyre për shkak të lëndimeve, por pritet një ndeshje e fortë dhe emocionuese në “San Siro”.

Këto janë formacionet e mundshme:

Inter: Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Martinez, Thuram

Barcelona: Szczesny; Garcia, Araujo, Cubarsi, Martinez; De Jong, Pedri; Yamal, Olmo, Raphinha; Lewandowski.