Sot në Stamboll do të mbahen takimet trepalëshe Turqi-SHBA-Ukrainë dhe Turqi-Rusi-Ukrainë lidhur me bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të siguruar nga burimet e Ministrisë së Jashtme turke, takimi trepalësh Turqi-SHBA-Ukrainë do të mbahet në orën 10:45 me kohën lokale në zyrën presidenciale Dolmabahçe.

Ndërsa takimi Turqi-Rusi-Ukrainë do të zhvillohet në të njëjtin vend në orën 12:30 sipas kohës lokale.