Stojançe Angelov është u.d. drejtor i ri i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH). Siç informoi vet Angelov, sipas marrëveshjes paraprake me kryeministrin Hristijan Mickoski, ai është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe që nga sot e merr detyrën e re.

Angelov informoi se do të punojë për bashkimin e Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në një institucion të vetëm, si pjesë e përkushtimit strategjik të Qeverisë për krijimin e një sistemi bashkëkohor dhe funksional të integruar për menaxhimin me kriza, mbrojtje dhe shpëtim, i cili do të ketë kapacitetet e duhura për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave dhe rreziqeve, plotësisht i harmonizuar me standardet e BE-së dhe NATO-s.

“Së bashku me punonjësit që do të tregojnë ambicie për një punë të fortë, të palodhshme dhe të palëkundur, do të përpiqemi t’i tejkalojmë mangësitë dhe dobësitë e evidentuara, me qëllim që Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të vendoset sa më shpejtë në funksion të plotë. Si drejtor, do të kem mundësinë ta shqyrtoj nga brenda në detaje Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ta analizoj me kujdes potencialin njerëzor dhe teknik dhe të identifikoj mangësitë e shumta, të cilat do të eleminohen plotësisht në institucionin e ri, i cili do t’i bashkojë funksionet e Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në një institucion të vetëm, vetme, në formimin e të cilit po punohet me intensitet, si angazhim strategjik i Qeverisë për të krijuar një sistem bashkëkohor dhe funksional të integruar për menaxhim me kriza, mbrojtje dhe shpëtim, që do të jetë në përputhje të plotë me standardet e BE-së dhe NATO-s. Faleminderit kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Qeverisë për besimin e dhënë”, thekson Angelov.