Sot (12.05.2025) në orën 00.05 në zonën e komunës së Petrovecit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria personin J.K. (46) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se në shtëpi fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 44-vjeçare dhe i është kanosur me një send të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të vijojë kallëzim përkatës.TS