Sulmoi fizikisht një person pas një aksidenti komunikacioni, arrestohet shkupjani nga policia e Tetovës

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.I. (24) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 03.01.2025 në Tetovë, pas një aksidenti komunikacioni të ndodhur më parë, i denoncuari sulmoi fizikisht personin B.S., për këtë shkak qe privuar nga liria nga nëpunësit policorë.TS