Takime bilaterale të Ministrit për Çështje Evropiane, Murtazani, në margjinat e Forumit të EUSAIR-it në Greqi

Në margjinat e Forumit të Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-jonian (EUSAIR), në të cilin nga sot Maqedonia e Veriut fillon kryesimin me Strategjinë dhe iniciativën Adriatiko-joniane, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani realizoi takime bilaterale me Ministrin për kohezion dhe zhvillim rajonal të Sllovenisë, Aleksander Jevshek dhe me Zhill Kitell, udhëheqës i njësisë për Instrumentin e ndihmës aderuese dhe zgjerim, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për politikat rajonale të Komisionit evropian.
Në takimin me ministrin slloven Jevshek, u diskutua për përgatitjen rrjedhëse të Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me EUSAIR-in dhe për mbështetjen në kuadër të projektit të ri Facility Point. Vëmendje e veçantë iu përkushtua shkëmbimit të eksperiencave në fushën e bashkëpunimit territorial evropian dhe menaxhimit të programeve Interreg, si pjesë e përgatitjeve më të gjera për shfrytëzimin e fondeve të kohezionit dhe atyre strukturore të BE-së në të ardhmen.
Në takimin me Zhill Kitell, u shqyrtuan të gjitha aspektet lidhur me kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me EUSAIR-in, rrjedhën e pregatitjeve, koordinimin me palët e interesuara dhe mbështetjen nga Komisioni Evropian. Për më tepër, u hapën çështje lidhur me shfrytëzimin e resurseve financiare dhe njerëzore të disponueshme, si dhe nevojën nga planifikim i mëtejshëm për realizimin efektiv të prioriteteve në kuadër Kryesimit.