Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska zhvilloi një
takim dypalësh me ministrin e Energjetikës së Republikës së Kazakistanit Erlan Akkenzhenov
në Astana.
Në takim u diskutua përvojat e dy vendeve në zbatimin e tranzicionit energjetik, roli i
mineraleve kritike në ekonominë e gjelbër, si dhe potenciali për bashkëpunim në fushën e
burimeve të rinovueshme të energjisë, kërkimit gjeologjik dhe mundësive të investimeve.
Ministrja Bozhinovska theksoi se Maqedonia është e përkushtuar për të ndërtuar një model të
qëndrueshëm dhe transparent për përdorimin e burimeve minerale vendase dhe se
bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është një parakusht kyç për menaxhimin me sukses
të sfidave globale energjetike.
"Shkëmbimi i përvojës me vende si Kazakistani, të cilat kanë një traditë dhe ekspertizë të
fortë në sektorin e energjisë, është i rëndësishëm për vendin tonë në procesin e ndërtimit të
një të ardhmeje të qëndrueshme energjetike", deklaroi ministrja Bozhinovska.
Ministri Akkenzhenov përshëndeti angazhimin e Maqedonisë për tranzicionin e gjelbër dhe
theksoi se Kazakistani sheh mundësi për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor,
veçanërisht në fushën e shkëmbimit të njohurive teknike dhe qasjes në teknologji të reja.
"Kazakistani është i gatshëm të ndajë përvojat dhe të ndërtojë partneritete të reja me vendet që
kanë një vizion të qartë të zhvillimit të energjisë dhe përdorimit racional të burimeve", theksoi
ministri Akkenzhenov.
Takimi u zhvillua në atmosferë konstruktive dhe të hapur, ku dy ministrat u pajtuan se
ekziston një potencial real për thellimin e bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Kazakistanit
në fushën e energjisë. U identifikuan mundësi konkrete për shkëmbimin e njohurive dhe
ekspertizës teknike, veçanërisht në lidhje me zhvillimin e hidrogjenit si energji e së ardhmes –
një fushë në të cilën Kazakistani tashmë ka projekte aktive dhe të avancuara.
Përveç kësaj, u theksua se përvoja e Kazakistanit në krijimin dhe aplikimin e sistemeve të
ruajtjes së energjisë së baterive mund të jetë e dobishme për Maqedoninë e Veriut në procesin
e stabilizimit dhe modernizimit të sistemit kombëtar energjetik.
Në përfundim të takimit, ministrja Bozhinovska e ftoi ministrin Akkenzhenov të vizitojë
Maqedoninë dhe të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar që do të mbahet në tetor në Shkup,
organizuar nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale. Forumi do të jetë
një platformë e rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në këtë
sektor.

Gjatë pasditës në kuedër të Forumit Ndërkonmbëtar të Astanës do të mbajë një fjalim si folëse
në sesionin plenear me titull „The Resource Race: Who Controls the Green Future“.