“Salim Sulejmani dorëzoj dorëheqje të bujshme para disa ditësh.
Tha se po ikte për një arsye më madhore që na i linte surprizë…
Në fillim nuk e besova që Salim Sulejmani mund të tallej deri në këtë pikë, por tashmë surpriza që fliste është bërë zyrtare:
Salimi na qenka emëruar ambasador në Gjirin Persik.
Ne u quajtëm tradhëtarë sepse braktisëm rrogat dhe lukset e pushtetit si shenjë mospajtimi me të, a tash që të vërtetat dalin zyrtarisht, pyes:
Çfarë quhet Salimi që shiti popullin për t’u bërë ambasador?!” ka shkruar Taravari