Taravari demanton ashpër pretendimet se i ka ndaluar punësimet e personelit mjekësor: Ja kush i ndaloi punësimet nëpër spitale (Dokumente zyrtare)

Aleanca për Shqiptarët e mohon ashpër pretendimin për gjoja dhënien e një urdhri nga ish-ministri i Shëndetësisë, z. Arben Taravari, se përmes një e-maili ka ndaluar punësimet e personelit mjekësor në çdo institucion shëndetësor me marrjen e detyrës në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo gënjeshtër, e cila ka për qëllim njollosjen e figurës së kryetarit tonë, Arben Taravari, nuk i shërben askujt, e aq më pak opinionit të gjerë publik, i cili ka të drejtë të informohet në mënyrë të drejtë dhe të balancuar.
Janë dy dokumente zyrtare — një nga Ministria e Financave dhe tjetri nga Qeveria — që vërtetojnë se janë këto dy institucione që kanë dhënë urdhër për ndalimin e punësimeve.
Dokumenti i parë, i datës 5 qershor 2024, është lëshuar nga Ministria e Financave dhe kërkon ndalimin e punësimeve për shkak të mungesës së fondeve të parapara në Buxhet.
Dokumenti i dytë është vendimi i miratuar nga Qeveria më 28 qershor 2024, përmes të cilit kërkohet ndalimi i punësimeve në të gjitha institucionet shëndetësore.
Aleanca për Shqiptarët nuk kërkon asgjë tjetër përveç informimit të drejtë, të saktë dhe të paanshëm.
Gjithashtu, si parti shprehim keqardhje për çdo person që i pamundësohet të marrë vendin e punës për të cilin është i kualifikuar, përfshirë edhe personelin shëndetësor pranë Spitalit Klinik të Tetovës.
Aleanca për Shqiptarët dhe kryetari Arben Taravari, pavarësisht se nuk janë më pjesë e Qeverisë, do të vazhdojnë të kontribuojnë dhe të kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme për statusin e çdo punonjësi në çdo institucion publik.
Në vijim, ju përcjellim edhe dokumentet zyrtare për transparencë të plotë.t28 – PP – MF – vrabotuvana (1)