Taravari i përgjigjet Fetait dhe Sulejmanit: Rruga e dinjitetit nuk kalon duke lënë partinë për një kolltuk ministri, ose për ambasador në Arabi

Arben Taravari përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka komentuar video-mesazhin e Arben Fetait. Taravari mes tjerash shkruan se “Rruga e dinjitetit nuk kalon duke lënë partinë për një kolltuk ministri”.
“Rruga e Arbën Xhaferrit nuk kalon nga Qeveria që të quan 20%.Rruga e Ndryshimit nuk kalon duke kërcënuar me burgje shqiptarët! Rruga e Ndryshimit nuk kalon duke shitur pozitën e deputetit për të shkuar ambasador n’Arabi. Rruga e Dinjitetit nuk kalon duke lënë partinë për një kolltuk ministri”, ka shkruar Taravari.