Kryetari i ASH-së, Arben Taravari në vazhdën e takimeve me strukturat partiake, ka qëndruar sonte në Bërvenicë.

Edhe në këtë komunë, anëtarësia mbetet besnike e kryetarit Taravari.

“Takim me anëtarët e degës së Bërvenicës së ASH-së…”, njofton shkurt kryetari Taravari në rrjetet sociale me një status të cilin e ka bashkangjitur me një fotografi.

Kjo mbështetje dhe përkrahja e fuqishme për Aleancën për Shqiptarët, janë dëshmi e përkushtimit të çdonjërit nga ta për mbështetje dhe besnikëri ndaj kreut Taravari.

Përkrahja e njerëzve të tillë përtej nderit është përgjegjësi, ka deklaruar kohë më parë Taravari, i cili duke vlerësuar rolin dhe kontributin dhe duke marrë parasysh kërkesat e anëtarëve e veprimtarëve besnik të partisë, ASH-në e bën parti e cila tregon fuqinë dhe përgatitjen me seriozitet për fitoren e Tetorit në zgjedhjet lokale.

Edhe Bërvenica sonte dëshmoi se ASH rritet dhe fuqishëm mbetet parti më serioze e shqiptarëve në Maqedoni.