I pari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se në momentin që do të vendosin që të bashkëpunojnë me BDI-në, nuk do të duan që të jenë pjesë e qeverisë. Taravari tha se bashkëpunimi me VLEN-in është derë e mbyllur, por bashkëpunimi do të jetë në bazë të demografisë së komunave, ndërkohë që përsëriti se, në rast të bashkëpunimit me ndonjë parti opozitare, do të largohen nga qeveria.

“Në momentin që do të vendosim, në momentin që kryesia e partisë do të vendose të shkojë me BDI-në, as që duam të jemi pjesë e qeverisë, por tash për tash, Kryesia Qendrore ka vetëm një vendim, që të dalim me listat tona për këshilltarë komunal kurse për bashkëpunime, tani e shoh se me VLEN-in është derë e mbyllur. Në bazë të strukturës demografike të ndonjë komune, ashtu do të jenë edhe bashkëpunimet. Ne jemi parti autonome. Vendosim dhe i sjellim të gjitha vendimet në organet tona partiake. Kur të sjellim ose nëse sjellim që të bashkëpunojmë me ndonjë parti që nuk është në qeveri, nuk e shohim më veten të jemi pjesë e qeverisë”, tha Taravari.