Sot, në përvjetorin e 24-të të çlirimit të Sllupçanit, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, mori pjesë në manifestimin që u mbajt në këtë vend simbolik të qëndresës dhe sakrificës shqiptare.

“Në Sllupçan, aty ku si sot e 24 vjet më parë erdhi liria dhe emancipimi i këtij vendi,”-shkruan Taravari në rrjetet sociale, duke kujtuar me nderim veprën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Ai theksoi se UÇK-ja “me gjak e jetë bëri gati tryezën ku më pas do të firmosej Marrëveshja e Ohrit”, duke nënvizuar se liria dhe paqja që gëzon sot vendi janë rezultat i një sakrifice të jashtëzakonshme.

“Lavdi të përjetshme dëshmorëve, atyre që janë dëshmia më sublime e dashurisë për Jetën dhe Paqen!” – përfundoi Arben Taravari.