Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një valë të nxehti të jashtëzakonshme, me temperaturat që janë pranë kufirit prej 50°C.

Sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë (NCM), temperatura më e lartë e regjistruar sot ishte 49.3°C në zonën Bada Dafas, rajoni Al Dhafrah i Abu Dhabit, rreth orës 14:00, shkruajnë mediat e huaja.

“Ofendohen me njëri-tjetrin, kalojnë disa ditë…”/ Dashuria e Gjeneratës Z sipas Zhaklin Lekatarit: Gjesti dhe Egli…
Shpejtësia e erës varion nga 10 deri në 25 km/h deri në 35 km/h. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit, pasi stuhitë e pluhurit mund të shfaqen papritur.

Gjithashtu, niveli i lagështisë pritet të arrijë deri në 90 për qind në disa zona, duke krijuar një atmosferë mbytëse dhe të pakëndshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume