Më 06.05.2025 në orën 21.30 në rr. “Republika e Krushevës” në Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria T.A. (41) nga Strumica sepse ka tentuar që t’i sulmojë nëpunësit policorë që po kryenin veprime zyrtare. Ai ishte vërejtur më parë nga nëpunësit policorë se si me shpejtësi të madhe dhe në mënyrë të pasigurt po drejtonte furgonin,, mercedes’’, ndërsa pasi që ishte ndaluar u konstatua se automjetin e ka drejtuar me regjistrim të skaduar. Ndërsa, pas kryerjes së alkotestit u vërtetua se është nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht i ishin matur 0.96 promilë alkool në gjak. Pasiqë u njoftua se automjeti i tij do të konfiskohej, ai filloi ta godiste automjetin dhe nxori një thikë prej aty me të cilën u përpoq që të sulmonte nëpunësit policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume