“Në Tetovë dhe Çair ka një gjë që po funksionon me përpikëri, e kjo është skema e ndërtimeve pa leje dhe legalizimeve korruptive që favorizon një grusht njerëzish dhe dëmton interesin publik.
Në mungesë të planeve detale urbanistike, ndërtohet pa leje dhe objektet pastaj legalizohen. Buxheti i komunës humb, qyteti deformohet, kurse nevojat e qytetarëve përdoren për fushatë.
Zgjidhja është e qartë:✅
Tetova ka nevojë për planifikim të mirëfilltë hapësinor. Pa Plan Gjeneral Urbanistik, nuk ka plane detale urbanistike e si pasojë nuk ka zhvillim, por vetëm kaos dhe korrupsion.
Është koha për plan jo propagandë!
Është koha për rend dhe zgjidhje sistematike jo pazare korruptive!” ka shkruar Bajram Rexhepi