Rreth një javë pas raportimit të fundit për një kërcënim me jetë drejtuar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, të cilin ajo e kishte pranuar përmes adresës elektronike zyrtare të presidencës, ende nuk ka zhvillime konkrete në këtë drejtim nga organet e drejtësisë.

Këshilltari për media i presidentes Bekim Kupina ka thënë se Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se Prokuroria Speciale nuk e ka ngarkuar ende asnjë prokuror për të trajtuar këtë rast.

Por nuk është i vetmi kërcënim që persidentja Osmani ka marrë. Kërcënimet ndaj presidentes Osmani s’kanë të ndalur.

E në adresë të presidentes Osmani sot ka shkuar dhe një mesazh tjetër kërcënues.

“Janë nis me të vra kurv dhe shpihunat e Serbisë, polici shka janë me armë të kontrabanduara”, thuhet në mesazhin kërcënues i cili sot ka arritur në adresë të presidentes Osmani.