Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në autostradën Tetovë-Gostivar, pranë kyçjes për në fshatin Kamjan, ku për pasojë ka humbur jetën një grua 33-vjeçare nga Bogovina, ndërsa dy fëmijë të mitur kanë mbetur të lënduar.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për GJ.A (33), e cila, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke u përplasur rëndë. Si pasojë e aksidentit, gruaja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy fëmijët që ndodheshin në makinë janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit.