Më datë 25.05.2025, nga ora 17.20 deri në ora 18.45 në
autostradën Tetovë – Gostivar, në pikëpagesën rrugore Gostivar
dhe në autostradën Tetovë-Shkup, në pikëpagesën rrugore
Zhelinë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në
Komunikacionin Rrugor Tetovë dhe Departamentit të Policisë për
Siguri në Komunikacionin Rrugor Gostivar, kanëprivuar nga liria
personat N.N.(55) nga Gostivari, A.A. (54) nga Ohri dhe L.S. (35)
nga fshati Kopaçindol i Tetovës.
Personi N.N. ka qenë duke drejtuar automjetin e
pasagjerëve Volksëagen Passat me targa të Gostivarit me
shpejtësi 174 kilometra në orë në vend ku shpejtësia e lejuar
maksimale është 80 kilometra në orë, A.A. ka qenë duke drejtuar
automjetin e udhëtarëve Mercedes me targa të Ohrit me shpejtësi
161 kilometra në orë në vend ku lejohet shpejtësia 80 kilometra
në orë, ndërsa L.S. ka qenë duke drejtuar veturën e udhëtarëve
BMË me targa të Tetovës me shpejtësi 174 kilometra në orë në
një vend ku shpejtësia maksimale me shenjë të komunikacionit
është 100 kilometra në orë.
Në konsultim me prokurorët publikë nga Prokuroritë
Themelore Publike Tetovë dhe Gostivar, ata janë mbajtur në
stacion policor dhe pas dokumentimit të rasteve kundër tyre do të
ngrihet kallëzim nga neni 297-a i Kodit Penal – “drejtimi i
automjetit në mënyrë të pakujdesshme”.TS