Edhe kur gjithçka duket se po shkon keq, ndonjëherë mund të ndjesh sikur diçka më e madhe po të ruan.
Sipas këshilltarëve shpirtërorë, ka disa shenja që tregojnë se je nën mbrojtje shpirtërore – dhe ja cilat janë:
Lexo edhe:
Hëna e plotë e majit: Cilat shenja të zodiakut preken më shumë?
Shqiponja gjigante që besohet se është “zhdukur në Meksikë” bën një rikthim të papritur
1. I shpëton gjithmonë situatave të rrezikshme
Ke humbur një fluturim dhe më pas mëson që avioni pati problem? Je vonuar dhe ke shmangur një aksident? Këto “rastësi” mund të jenë sinjale që universi të ka nën mbrojtje. Kujdesi është i domosdoshëm, por ndonjëherë është më shumë se fat.
2. Njerëzit që s’të duan të mirën, nuk qëndrojnë gjatë të fshehur
Kur je i/e mbrojtur, njerëzit me qëllime të fshehta nuk arrijnë të maskohen për shumë kohë. Ata zbulojnë vetë veten – ndoshta përmes një ëndrre, një ndjesie, ose një momenti “që të hap sytë”. Dhe po, ndonjëherë dhemb, por është gjithmonë më mirë të dish të vërtetën.
3. Ata që të tradhtojnë, përballen me pasoja të rënda
Kur dikush përpiqet të të lëndojë dhe ti je i/e mbrojtur, shpesh ai person përballet me humbje të mëdha. Kjo është mënyra e universit për të vendosur balancën. Ti nuk ke pse të hakmerresh – energjitë negative kthehen aty ku u nisën.
Justin Bieber në periudhë të vështirë/ Hailey Bieber shfaqet t*pless, poston FOTO në Instagram
Nëse ndihesh i/e mbrojtur edhe në kaos, ndoshta është sepse je vërtet. Dhe kjo qetësi s’është imagjinare – është sinjali yt që universi është me ty.