Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqendrën e veriut paraditen e kësaj të marte.

Burime për mediat bëjnë me dije se në Shkodër, në afërsi të pedonales së këtij qyteti, një shtetas, i cili thuhet se është turist ka qëlluar me armë zjarri për vdekje bashkëshorten e tij dhe më pas veten.

Si pasojë fatkeqësisht të dy shtetasit e huaj, kanë humbur jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe priten më tepër detaje në vijim.