Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka mohuar se po shqyrton mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë presidencial, një veprim për të cilin ekspertët bien dakord se është i ndaluar sipas Kushtetutës së ShBA-së.

“Do të jem president tetëvjeçar, do të jem president dy-mandatesh. Gjithmonë kam menduar se kjo ishte shumë e rëndësishme”, tha Trump në emisionin “Meet the Press ëith Kristen Ëelker” të NBC-së në një intervistë që u transmetua të dielën.

Trump, 78 vjeç, ka thënë më parë se “nuk po bënte shaka” për dëshirën për të shërbyer një mandat të tretë, apo edhe të katërt, si president i SHBA-së.

Më vonë ai tha se deklaratat e tij kishin për qëllim të tallnin “mediat e lajmeve të rreme”.

Kompania e tij, Organizata Trump, ka shitur kapele “Trump 2028”, duke nxitur spekulime se ai mund të kërkojë të qëndrojë në detyrë pas përfundimit të mandatit të tij të dytë në janar 2029, shkruan BBC