Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të premten rekomandoi taksë prej 50 për qind ndaj Bashkimit Evropian duke filluar nga 1 qershori i këtij viti.

“Diskutimet me ta nuk po shkojnë askund! Prandaj, unë po rekomandoj një taksë prej 50 për qind ndaj Bashkimit Evropian, duke filluar nga data 1 qershor 2025” – shkroi presidenti amerikan në rrjetin “Truth Social”.

“Bashkimi Evropian, i cili u formua për qëllimin kryesor të shfrytëzimit të Shteteve të Bashkuara në treti, ka qenë shumë i vështirë për t’u trajtuar” – u ankua kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Sipas tij, deficiti tregtar i Shteteve të Bashkuara në raport me Bashkimin Evropian ka shkuar në më shumë se 250 milionë dollarë në vit dhe ky numër është “i papranueshëm”.