Po vazhdon me intensitet të lartë lufta me Ukrainës dhe Rusisë.
Qyteti portual rus në Detin e Zi, Novorosijsk, shpalli sot gjendje të jashtëzakonshme pasi u sulmua me dron nga Ukraina.
Kryetari i bashkisë, Andrej Kravçenko, e shpalli vendimin në llogarinë zyrtare në Telegram.
Ai tha se është dëmtuar edhe një ndërtesë banimi, ku mbetën të lënduar pesë persona.
Deri tani nuk ka ndonjë koment nga pala ukrainase, ndërsa forcat ajrore të Ukrainës kanë deklaruar se Rusia e sulmoi Ukrainën gjatë natës me 183 dronë dhe dy raketa balistike.
Në një sulm me dronë rus mbi Kharkivin, në verilindje të Ukrainës, u plagosën 47 civilë, njoftoi gjatë natës policia lokale.
❗️⚔️ – Ukrainian drone crashed into a residential building in Novorossiysk, a key port city in Russia’s Krasnodar Krai, as part of a large-scale drone assault targeting the region.
The attack, which caused significant disruption, included multiple explosions reported across… pic.twitter.com/wzE3HOxYV4
— The Informant (@theinformant_x) May 3, 2025