Melinda Ademi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, pas publikimit të një seti të ri fotografik me motive verore, ku artistja shqiptare u shfaq në formë të shkëlqyer.

Pamjet, të cilat u shpërndanë gjerësisht, u pritën me shumë komente pozitive nga fansat e saj, por mes tyre u veçua një koment me natyrë sportive.

Në prag të finales së madhe të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Inter Milan, një ndjekës i saj i drejtoi një pyetje interesante: “A po fitojmë sonte, Melinda?”



Foto: Melinda Ademi/Instagram
Përgjigjja e këngëtares ishte e shkurtë, por mjaft domethënëse. Ajo reagoi në italisht duke shkruar: “Io sono interista”, që përkthehet në shqip: “Unë jam interiste”.

Me këtë deklaratë, Melinda bëri të qartë se mbështet skuadrën italiane Inter Milan, duke fituar menjëherë simpatinë e tifozëve të këtij ekipi.

Ndërkohë, në fotografitë e publikuara, Melinda u shfaq plot vetëbesim dhe në formë të mrekullueshme, duke dëshmuar edhe një herë se është një nga figurat më të ndjekura dhe më të komentuarat në showbizin shqiptar.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com