SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër D.D.(41) dhe О.D.(54), të dy nga Resnja, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „ushtrimi i transportit publik pa posedimin e licencës“. Më 21.03.2025 gjatë kontrollit të komunikacionit në Resnjë, nëpunësit policorë i kanë gjetur të denoncuarit duke ushtruar transportin publik të udhëtarëve me automjete pa poseduar licencën e dhënë nga organi kompetent. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë MPB në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për Ndjekjen e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, Njësi e specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga personat me autorizime policore dhe nga pjesëtarët e policisë së burgut ka ngritur kallëzim penal për veprën penale “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar“ sipas nenit 353 paragrafi 1 i KP të RMV-së, kundër B.М., aktualisht në vendin e punës kryeinspektor në Departamentin e mbrojtjes së afërt të ministrave, presidentëve të mëparshëm të RMV-së dhe personaliteteve të tjera pranë DMPOC-së. Në shkurt të vitit 2024 i denoncuari si kryeshef i Departamentit të mbrojtjes së afërt të ministrave, presidentëve të mëparshëm të RMV-së dhe personaliteteve të tjera pranë DMPOC-së, në evidencën e orarit të punës për muajin shkurt, edhe pse e dinte se për dy të punësuar nuk kishte përgatitur urdhëra për punë më të gjatë nga orari i plotë i punës, ka evidentuar 32 orë, përkatësisht 28 orë punë jashtë orarit dhe ka hartuar listën për pagimin e pagës për muajin shkurt në të cilin i ka evidentuar ata.