Më datë 27.05.2025 në orën 22:00 në rrugën ,,29-Nëntori"
në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria
personin Sh.E.(57) nga Tetova. Të njëjtin në ora 21:00,
bashkëshortja e tij 47-vjeçare e ka raportuar në SPB Tetovë se në
apartamentin e tyre familjar, ai është sjellë në mënyrë agresive
ndaj saj dhe është përpjekur ta sulmojë fizikisht, duke e
kërcënuar. Ai po mbahet në stacion policor dhe pas dokumentimit
të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS