Ka vdekur Korab Vllasa, njëri prej tifozëve më të zjarrtë i “Dardanëve”, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur miku i tij, Lik Berisha, transmeton Klankosova.tv.

“Korabi ishte gjithmonë me ne – në çdo aktivitet, në çdo organizim – pjesë e pandashme e familjes sonë. Ai do të mbetet përherë në zemrat tona dhe kujtimi i tij do të na shoqërojë deri në takimin tonë të radhës”, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook.