Mëngjesi i së shtunës ka qenë shumë i rëndë për familjen Mehmeti, pasi Eltioni, 19-vjeçar, plagosi me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare, Teutën.

Lidhur me ngjarjen që tronditi Ferizajn, ka folur më shumë gazetarja korrespodente, Çliresa Hasani, transmeton Klankosova.tv.

“Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikt familjar. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, derisa vajza është dërguar me urgjencë për trajtim në QKUK, ku deri dje është mbajtur atje. Sakaq policia pas një operacioni të shpejt, ka lokalizuar të dyshuarin dhe e ka arrestuar”, tha Hasani për “Ora Shtatë”.

Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.