Më 05.05.2025 në ora 18.55 në Stacionin Policor Prilep, nga Spitali i Përgjithshëm „Borka Taleski“ Prilep u denoncua se u ishte sjellë me lëndime të rënda trupore një e mitur 10-vjeçare nga f.Alldanc, rrethi i Krushevës. Sipas denoncimit, në oborrin e shtëpisë familjare, vëllai i saj shtatëvjeçar rastësisht e ka nisur automjetin „ford galaksi“, me çelësin që ka qenë në bravë, dhe ia ka shkelur këmbën. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS