Më 13.05.2025 në orën 15.40 në SPB Shkup u denoncua se në rr.,,Indira Gandi’’ në Shkup, një automjet pasagjerësh ,,opel’’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.J. (22) nga Shkupi, goditi një këmbësor të mitur nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi i mituri, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave ,,Nënë Tereza”. Këqyrjen e kreu ekipi i SPB Shkup.TS