Kuvendi i Kosovës sot për të 11 herë dështoi në konstituimin e përbërjes së re parlamentare dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit.

VV edhe sot vazhdoi përpjekjen për ta futur votimin e fshehtë – fillimisht me formimin e komisionit zgjedhor për votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit. Kryesuesi Avni Dehari e mbylli seancën duke konstatuar mungesë kuorumi, pasi që votuan vetëm 56 deputetë.

Seanca e radhës u caktua për 7 maj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume