Ali Ahmeti dhe BDI janë duke e përjetuar fundin e tyre politik. Pasi i rrënoi të gjitha shtyllat e besimit te shqiptarët me korrupsion, kapje të shtetit dhe pazare me pushtetin, sot po mundohet me çdo kusht të shpëtojë veten, edhe duke e përdorur si vegël ndihmëse ndonjë individ të dalë nga binarët e ndryshimit.

Ky është vetëm akti i fundit i një politike që për dy dekada ka mbajtur peng shqiptarët me premtime boshe, ndërkohë që në prapaskenë kanë funksionuar listat e zeza, dosjet, shantazhet dhe shërbimet e errëta të Soravisë. Pushteti i Ahmetit është ndërtuar mbi kërcënim, frikë dhe manipulim, e sot ai po shembet nën peshën e vet.

Në këtë skemë të mjerë, përdorimi i Arben Taravarit nuk është gjë tjetër veçse përpjekja e fundit për të krijuar tymnajë, për të devijuar vëmendjen nga rënia e BDI-së dhe përgjegjësitë e rënda që bart lideri i saj. Taravari ka zgjedhur të bëhet pjesë e këtij plani, por nuk është as vendimmarrës, as qendror, është vetëm një mjet i hedhur në tavolinën e një politike të dëshpëruar.

Por shqiptarët nuk mashtrohen më. Ata e dinë se kush e ka grabitur shpresën e tyre, kush e ka përdhosur fjalën “patriotizëm” duke e kthyer në mburojë të korrupsionit dhe kush sot do të bënte gjithçka vetëm për të shmangur llogaridhënien. VLEN është këtu për të garantuar që ajo ditë do të vijë.

Ndryshimi është tashmë në lëvizje dhe nuk ka kthim prapa. As skenarët e vjetër, as pazaret e fshehta nuk do ta ndalin dot vullnetin e qytetarëve për dinjitet, drejtësi dhe përfaqësim të ndershëm.

Ftojmë të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe votuesit e zhgënjyer të ASH-së që ndihen të tradhtuar, bashkohuni me VLEN! Kjo betejë nuk është për poste, por për popullin. Koha e Ali Ahmetit ka mbaruar, ndryshimi është më i fuqishëm se kurrë.