VLEN njofton opinionin publik se kandidatura jonë për Ministër të Shëndetësisë është Azir Aliu, një profesionist i dëshmuar dhe vizionar në fushën e teknologjisë dhe organizimit modern të shërbimeve shëndetësore.

Azir Aliu vjen me një qasje moderne dhe të domosdoshme për kohën që po jetojmë. Prioritet i tij si ministër do të jetë digjitalizimi i plotë i sistemit shëndetësor, duke garantuar transparencë, efikasitet dhe qasje të lehtësuar për të gjithë qytetarët. Tani është koha për një shëndetësi moderne, efikase dhe të digjitalizuar, dhe me këtë ekip, kjo do të realizohet.

Theksojmë se Aleanca për Shqiptarët mbetet pjesë e VLEN, dhe bashkëpunimi ynë është më i fortë, më i qëndrueshëm dhe më i qartë se kurrë më parë. VLEN ecën i bashkuar drejt qëllimeve të përbashkëta: përfaqësim dinjitoz, reforma të vërteta dhe ndryshim të prekshëm për qytetarët.

Me këtë vendim, po bëjmë një hap konkret drejt një shëndetësie moderne dhe në shërbim të pacientit.