Subjekti politik VLEN vazhdon të forcojë pozitat e tij si një partner serioz, kredibil dhe i besueshëm në sytë e faktorit ndërkombëtar. Politikat tona transparente, orientimi euro-atlantik dhe angazhimi për reforma reale kanë hasur në mirëkuptim dhe përkrahje të plotë nga përfaqësuesit e vendeve mike dhe aleate.
Përfaqësuesit e VLEN, për çdo ditë, po priten nga partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku po marrin mbështetje të qartë për vizionin dhe platformën e tyre. Kjo tregon se VLEN është një faktor stabiliteti dhe garanci për integrim dhe zhvillim.
Në anën tjetër, BDI-ja gjithnjë e më shumë po izolohet. Partnerët ndërkombëtarë kanë humbur besimin ndaj një subjekti që për dy dekada keqpërdori pushtetin për interesa personale dhe klanore. Figura kyçe të BDI-së tashmë janë në listat e zeza ndërkombëtare dhe të shpallur persona nongrata, një sinjal i qartë se me krimin dhe korrupsionin nuk ka më tolerancë.
VLEN është alternativa e vetme që garanton bashkëpunim të sinqertë me partnerët tanë strategjikë dhe zhvillim të qëndrueshëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Me VLEN është e ardhmja e bardhë, e ndërtuar mbi drejtësinë, punën dhe ndershmërinë, ndërsa me BDI është e kaluara e zezë, e zhytur në krim, korrupsion dhe izolim.
Jemi të vendosur që bashkë me qytetarët dhe me përkrahjen e miqve ndërkombëtarë ta çojmë vendin drejt një të ardhmeje më të drejtë, më të ndershme dhe më të zhvilluar.
VLEN vlerësohet e mirëpritet nga ndërkombëtarët, sepse kemi qëllim të qartë e të pastër, për qytetarët e bashkë me qytetarët!