Kryetari i VMRO-së në Tetovë dhe këshilltar i këshillit komunal, në një status në Facebook ka shkruar se VMRO-ja do të luftojë gjithmon për të ruajtur identitetin maqedonas dhe do të mbrojë interesat kombëtare maqedonase andaj rrugët në Tetovë do të ngelin të njejta dhe nuk do të ndryshohen siç ka premtuar Bilall Kasami.
“Në seancën e 51-të të Këshillit të Komunës së Tetovës u ndal puna e komisionit për ndryshimin e emrave të rrugëve. Ne, grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, punojmë në interes të qytetarëve dhe kurrë nuk do të veprojmë kundër interesave kombëtare maqedonase! p.s. janë lënë të pëshpëritin aparatçikët e partisë dhe xhelatët e tyre Ne nuk jemi të njëjtë!” shkruan Karapetrov në Facebook.
Me këtë vendim të këshllit komunal, bie poshtë edhe një herë mashtrimi i Bilall Kasamit si një nga premtimet e tij katër vite me radhë./TS/