Deklaratat e Venko Filipçes, në të cilat ai e cilëson Zoran Zaevin si një politikan nga i cili “duhet të mësojmë”, ngjallin shqetësim të thellë dhe ngrejnë pikëpyetje serioze mbi orientimin e tij politik. A janë këto vlerësime për shkak të thelbit të asaj që përfaqësonte Zaevi – një figurë politike që la pas vetes kaos institucional dhe e shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Maqedonisë?

Në kohën kur vendi përballej me disa nga tragjeditë më të mëdha – si vrasjet në Liqenin e Smillkovës dhe vdekja misterioze e Nikolla Mlladenovit – Zaevi premtoi transparencë dhe zbardhje të së vërtetës. Megjithatë, qytetarët nuk morën as shpjegime, as drejtësi. Përkundrazi, përballë kishin vetëm heshtje dhe tradhti në çdo fushë.

Filipçe duhet të sqarojë publikisht: A është kjo qasja politike që ai e konsideron si “shembull për t’u ndjekur”? A i referohet ai premtimeve të pambajtura të Zaevit, aferave të shumta korruptive, shpërfilljes ndaj institucioneve shtetërore dhe shitjes së interesave kombëtare?

Nëse Venko Filipçe synon të pozicionohet si pasardhës i Zaevit, ai duhet t’i shpjegojë opinionit publik se çfarë përfaqëson ky trashëgim politik. Qytetarët kanë të drejtë të dinë nëse përballë kanë një “Zaev të dytë” – një lider i cili, nën maskën e reformimit, do të vazhdojë të çojë vendin drejt krizave edhe më të thella.

Është e qartë se Filipçe nuk po kërkon një vizion të ri, por po përpiqet të përfitojë politikisht duke manipuluar ndjenjat e qytetarëve përmes temave të ndjeshme. A është ai i gatshëm të marrë përgjegjësi për dështimet dhe skandalet e qeverisjes së mëparshme?

LSDM është tashmë e njohur për kapjen e institucioneve, nepotizmin, skandalet e njëpasnjëshme të korrupsionit dhe përdorimin e pushtetit për interesa partiake. Në vend të drejtësisë, qytetarët morën zhgënjim. Në vend të zhvillimit, një shtet më të dobët dhe më të përçarë.

Filipçe dhe LSDM nuk ofrojnë shpresë për të ardhmen, por rikthim në të njëjtën histori dështimesh. Qytetarët meritojnë përgjigje të qarta dhe udhëheqës që marrin përgjegjësi – jo imitues të Zaevit dhe të një politike që ka dëshmuar vetëm dështim.