VMRO-DPMNE shprehet e pakënaqur për atë se pse në hetimin e Prokurorisë për rastin “Onkologjia” nuk është përfshirë edhe ish ministri i Shëndetësisë, aktualisht kryetar i LSDM-së, Venko FIlipçe.

“Derisa Filipçe ishte ministër, buxheti i shtetit është dëmtuar për mbi 35 milion euro” thonë nga VMRO-DPMNE. Më tej shtojnë se sipas nenit 295 nga ligji për mbrojtje shëndetësore, mbikëqyrje për ligjshmërinë mbi punën e shtëpive shëndetësore, kryen Ministria e Shëndetësisë. A e ka ditur Filipçe se nuk jepen terapi onkologjike dhe se një pjesë e tyre janë vjedhur, dhe sipas informacioneve që qarkullojnë, janë shitur në tregun e zi në Kosovë? A ka kontrolluar Filipçe mbikëqyrjen e terapisë onkologjike apo ka qenë bashkëpjesëmarrës? Gjithashtu, Filipçe duhet të përgjigjet për borxhin e Onkologjisë prej 12 milion eurove, dhe të mos harrojmë, e gjithë kjo që ndodhi në Onkologji, a ishte vetëm për kompanitë e afërta me Filipçen që të shesin ilaçe dhe terapi, me çmime ekstrem të larta për qytetarët të cilët pranojnë terapi onkologjike?”, tha Valentin Manasievski – VMRO-DPMNE./ Alsat.mk