Policia e Strumicës ka zbardhur me shpejtësi një rast të vjedhjes së 8.000 eurove – autor rezultoi të ishte djali i viktimës.

Më 10 maj 2025, zyrtarët policorë nga Departamenti për Çështje Kriminale pranë SPB Strumicë zbuluan autorin e veprës penale “Vjedhje”, sipas nenit 235 paragrafi 1 të Kodit Penal, e raportuar një ditë më parë, më 9 maj 2025, nga personi A.R.

Sipas kallëzimit, gjatë periudhës nga 25 prilli deri më 9 maj 2025, nga banesa e tij ishin vjedhur para në shumën prej 8.000 eurosh, në kartëmonedha prej 100 dhe 50 euro.

Pas masave të ndërmarra dhe bisedave me disa persona, policia arriti të identifikojë autorin – djalin e tij, M.R. Gjatë deklaratës në polici, M.R. e pranoi veprën dhe tregoi se kishte shpenzuar 4.600 euro, ndërsa 3.400 eurot e mbetura i kishte fshehur në një sirtar të dollapit në dhomën e tij.